Zyrtare: 7 të arrestuar në Shkodër për kokainë, ja si i përgjuan disa muaj dhe u futën agjentët në rrjet

269
Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës mbrëmjen e djeshme për prodhim dhe shitje droge, në kuadrin e një operacioni sekret të nisur prej muajsh nga Prokuroria dhe Policia e këtij qarku. Sipas Prokurorisë së Shkodrës, sot, “3 persona janë arrestuar në flagrancë: I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M.”
Prokuroria bëri të ditur se për goditjen e këtij rrjeti, u deshën metoda speciale hetimi, vëzhgime, përgjime ambientale dhe telefonike e deri dhe blerje të simuluar.
Nga operaiconi u sekuestruan 2 kg kokainë në një lokal që përdorej nga ana e të arrestuarve dhe të ndaluarve. Tre makinat e ttyre u sekuestruan bashkë me celularët.
NJOFTIMI I PLOTE I PROKURORISE:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, ka rregjistruar procedimin penal Nr.1619/2017, në lidhje me vepren penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/2 të K.Penal.
Në sajë të një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, duke përdorur edhe metoda speciale të hetimit (vëzhgime, përgjime ambjetale dhe telefonike dhe blerje të simuluar) u arrit të finalizohej me datë 02.02.2017, me arrestimin e 7 personave, ku 3 persona janë arrestuar në flagrancë, konkretisht shtetasit me inicialet I.T, E.Z dhe S.A dhe për 4 persona të tjerë janë nxjerrë urdhëra ndalimi nga Prokurori, për shtetasit me inicialet H.S, A.V, K.U dhe A.M
Në kuadër të këtij procedimi, u arrit tu sekuestrohej një sasi me peshë prej 2237,6 gram lëndë narkotike e mbështjellë në qese e ndarë në dy pako, e dyshuar si Kokainë.
Lokali i të dyshuarve që shfrytëzohej për shpërndarjë dhe përdorim të lëndëve narkotike, si dhe pajisjet fiskale të këtij lokali.
Tre automjete Audi, BMW dhe Ford që janë përdorur nga të dyshuarit.
Gjithashtu janë sekuestruar telefona celular të të dyshuarve;
Një sasi parash lekë dhe valutë e huaj dhe sende të tjera që mbaheshin nga të dyshuarit me cilësinë e provës materiale.
Këta shtetas në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë dyshohet se kanë konsumuar veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” e kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 285/a të K.Penal.
Po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë bashkëpunëtorëve të grupi kriminal.