Zbardhet dëshmia Erion Duçkës: Tritolin e vura për t’u hakmarrë për babain

240
Autori i ngjarjes së dy ditëve më parë Erion Duçka, ka pranuar përpara policisë gjyqsore se i ka vënë lëndë plasëse autobusit të një punonjësi të një agjencie funerale. 28-vjeçari ka pranuar se e ka kryer këtë akt në formë hakmarrje ndaj të atit të vet i cili ka qenë punonjës i Shërbimit Informativ Shtetëror dhe ka pasur dëmtime të gjymtyrëve në krye të detyrës. Duke qenë banorë në një lagje pronari i autobusit K.R e shante babin e 28 vjeçari me fjalë fyese dhe ofenduese për një periudhë të gjatë kohore. Dy ditë më parë Duçka i vendosi eksplozivin në një nga rrotat e autobusit të punonjësit të një agjencie funerali në rrugën “Arben Minga”.