Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e ekzekutorit grek: Aurelin e njoh prej kohësh, por viktimën…

136
Detaje të reja janë publikuar nga dëshmia e shtetit grek Efthymiou Efthymious, i dyshuar si ekzekutor i 42-vjeçarit Devi Kasmit, disa ditë më parë në kryeqytet. Mësohet se 41-vjeçari grek ka pajtuar si avokat mbrojtës Saimir Vishën, por që nga momenti i arrestimit në datën 2 shkurt, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Në dëshminë e tij para uniformave blu, 41-vjeçari grek ka pranuar se ka njohje me njërin nga të akuzuarit për ngjarjen, shtetasin Aurel Hoxhallari.
“Aurelin e njoh që kur ishte emigrant në Greqi. Kam ardhur disa herë në Shqipëri dhe e kam takuar. Kam qëndruar disa herë tek vila e Aurelit në Mëzez, por qëndroja edhe në shtëpinë timë që kam marrë me qira”, ka dëshmuar Efthymiou Efthymious.
Por pavarësisht kësaj njohje, ai këmbëngul se nuk ka lidhje me vrasjen dhe viKtimëm.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën me qira të marrë nga shtetasi grek mësohet se nuk u gjet asgjë implikuese.