Vrasja në Mallakastër, “arrest shtëpie” për dy të plagosurit

435
“Arrest shtëpie” për dy të plagosurit e ngjarjes në Mallakastër, ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Alfons Dautaj. Kjo ka qenë masa e sigurisë e marrë sot nga gjykata e Fierit për dy kushërinjtë e viktimës, Kristo Fejzaj dhe Mariglen Luari të cilët akuzohen për “Kultivim të lëndëve narkotike”.
Këta dy persona tashmë do të kalojnë periudhën e tyre të paraburgimit në ambientet e shtëpisë për shkak të gjendjes shëndetësore. Pikërisht për këtë arsye Prokuroria ka kërkuar këtë masë ndaj dy të rinjve. 
Ngjarja ku mbeti i vrarë 23-vjeçari Dautaj ndodhi më 23 qershor në fshatin Ninësh të Fratarit. Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar të këtij krimi Artur dhe Gentjan Pashain.
Sigal