Vrasja në Itali/ Nëna e djalit: Të fal vrasësin e Ismaelit tim? Jo, më parë dua drejtësi

476
Kur dhimbja është shumë e madhe, memece, shurdhe dhe larg çdo logjike, shtrëngon fort çdo gjë që ke në dorë. Edhe një shishe uji të gazuar gjysmë bosh. Debora Lulli, 42 vjeçe merr shishen plastike në tavolinë dhe e shtrëngon fort në gjoks, më pas vendos mënjanë në një tabake blu.
“Do ta ruaj ishte e Ismaelit tim” thotë me një frymë. Pastaj qan në heshtje. Një heshtje që ka mbytur gjithë shtëpinë ku Debora jetonte me Ismaelin, bashëshortin e saj dhe vajzën e vogël 4 vjeçare. “E vogla nuk e di ende. Do ia themi pak nga pak” thotë Debora me një shikim të humur.
Djali i saj Ismaeil Lulli 17 vjeç është marrë nga dy shokë të tij, është therur me thikë dhe trupi i është fshehur diku. U gjet dy ditë pas zhdukjes së të dielës, me një plagë të madhe në fyt, gati prerje e qafës.
Pranë saj është i vëllai Augusti kopja e madhe e Ismaelit dhe Augusti, bashkëshorti I Deborës I cili është sjellë si baba me Ismaelin. Fillimisht kishin refuzuar të flisnin por pasi autori kishte pranuar vrasjen dhe apeli I tij për ta falur hapin një të çarë në murin e dhimbjes.
“Biri im pati një fund të tmerrshëm, është shprehur nëna e Ismaele Lullit. Nuk mund të vdesësh kështu. Nuk kam për ta falur kurrë!”
“Më lejoni të dyshoj në vërtetësinë e fjalëve të atij që vrau djalin tim” thotë Debora. Po si mund të thuhet më shpëtoi situata nga dora?! Të gjithë faktet flasin për një krim të paramenduar, dhe për më tepër për një arsye absurde ka thënë ajo për gazetën italiane “La Stampa”
Sa i takon faljes, ky nuk është momenti. Është koha për të kërkuar për një dënim të sigurtë. ” Asgjë dhe askush nuk do të më kthejë , buzëqeshjen, mirësinë dhe bujarinë e djalit tim, por unë shpresoj në një drejtësi hyjnore dhe drejtësi në tokë.”
Sigal