Vrasja e efektivit, pezullohet kreu i policisë së Lezhës

471
Sigal

Drejtori i policisë së Lezhës, Dritan Lena është pezulluar nga detyra pas vetëm 2 muaj shërbim. Lëvizja e tij ka ardhur pas ngjarjes së ndodhur të premten në Torovicë, ku mbeti i vrarë një efektiv i FNSH-së. Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se në vend të Lenës, në krye të Drejtorisë së Policisë së Lezhës është caktuar Erzen Cera.