Vlorë, tentuan të grabisin me armë një bankë, pranga dy të rinjve

434
Sigal

VLORE– Një bankë e nivelit te dytë përgjatë aksit Vlorë-Skelë ka rënë pre e grabitësve të armatosur, të cilët nuk kanë mundur ta “finalizojnë” misionin e tyre, pasi janë prangosur nga policia.
 
Mësohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në filialin e bankës duke kërcënuar punonjësit e bankës për t’ju dhënë paratë, ndërsa në këto momente kanë ndërhyrë forcat e policisë të cilët i survejonin prej kohësh grabitësit.
 
Dy të arrestuarit janë emra të njohur për policinë e qytetit bregdetar, teksa arrestimi i tyre në flagrancë erdhi pas një hetimi disamujor.

Ndërkaq, materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.