Vlorë, gjendet një gomone 8 m në Karaburun

519
Policia Kufitare e Vlorës, gjatë orëve të para të ditës së dielë, nga burimet dhe informacionet qe ka pas, ka konstatuar një gomone rreth 8 m të gjatë duke lëvizur rreth zonës së Sazanit dhe Karaburunit. Rojet bregdetare janë vënë në ndjekje të saj dhe rreth orës 7 të paradites e kanë gjetur mjetin të braktisur në zonën e Karaburunit, në vendin e quajtur “bri stan”. Sipas burimeve nga Policia Kufitare, mjeti i fuqishëm ishte gati për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.
Sigal