Vjedhin makinën në mbrëmie, arrestohen në mëngjes

486
Dy të rinj banues në Ksamil janë arrestuar pasi akuzohen për grabitjen e një makine gjatë orëve të natës së 25 janarit 2016. Automjeti i grabitur është tip “Mercedes-Benz” me targë: AA347LF, në pronësi të shtetasit: A.L, të cilin (i dëmtuari) e kishte lënë të parkuar përpara banesës.
Emarildo Basha, 21 vjeç dhe Genci Dosti, 36 vjeç, banues në Ksamil janë arrestuar mëngjesin e sotëm, në hyrje të Ksamilit. Policia bllokoi dhe mjetin (e vjedhur)
Gjithashtu, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e shtetasit: Emarildo Basha, janë gjetur dhe sekuestruar: 137 fishekë-automatiku model 56, një armë gjahu “Çifte” pa leje bashkë me 10 fishekë.
Sigal