Vidhnin qytetarët në radhë në spitalin e QSUT, arrestohen tre xhepistët nga Elbasani

410
Tre “xhepistë” nga Elbasani janë vënë në pranga ditën e djeshme nga policia e Tiranës, pasi vidhnin qytetarët që prisnin në radhë në spitalin “Nënë Tereza”. Në sajë të operacionit të koduar “xhepisti” efektivët e komisariatit numër 4 në kryeqytet kanë arrestuar 3 persona, mes tyre dhe një femër.
Foksi Fidani, Dhurata Kurti dhe Viktor Dedja, udhëtonin çdo ditë nga Elbasani drejt Tiranës, duke i drejtuar Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin lekët dhe portofolat e qytetarëve apo pacientëve që rrinin në radhë për t’u vizituar.
Tre të arrestuarit janë shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet në ngarkim të tyre i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Sigal