Vidhet dyqani i celularëve në Elbasan

488
Gjatë natës së kaluar, një dyqan celularësh në Elbasan është vjedhur pasi hajdutët kanë thyer qepenat.

Policia e Elbasanit njoftoi se ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa”, në dyqanin me administrator E.H, 41 vjeç banues në Elbasan.

Personat e paidentifikuar dyshohen të kenë marrë 46 copë telefona celularë të markave të ndryshme.

Shërbimet e policisë, po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 I Kodit Penal.
Sigal