EMRAT/ Dajë e nip i shkojnë me armë në lokal biznesmenit, policia ndërhyn në kohë

527
Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të një konflikti me armë në Elbasan. Dy persona 20 dhe 29 vjeç, dajë e nip janë konfliktuar me pronarin e një lokali në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta.
Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit, dhe më pas nipi i Fjodorit shtetasi Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.
Fatmirësisht, uniformat blu kanë ndërhyrë në kohë, dhe kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.
Sakaq, policia ka arrestuar shtetasit: Fatjon Pllumbi, 20 vjeç; dhe Fjodor Berati, 29 vjeç; të dy banues në lagjen Shën-Koll të Elbasanit.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali “Lloto Sporti”, shtetasin A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajer në afërsi të lokalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë, si dhe dy gëzhoja.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Sigal