VIDEO/ Zjarr në landfillin e Sharrës, Tirana nën tymin toksik

546
Kryeqyteti i vendit, Tirana, që nga mëngjesi e deri pak minuta më parë afër mesditës, ka qënë nën tymin toksik të landifillit të Sharrës, ku kishte rënë zjarr. 

Rreth orës 11:30 zjarri është shuar nga zjarrfikësit, të cilët sapo njoftuan se Tirana “shpëtoi nga tymi tejet i dëmshëm i zjarrit që ra sot në orët e para të mëngjesit në landfildin e Sharrës. Dhe kjo falë ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfiksave , të cilët kaluan një 24 orësh plot me zjarre dhe pa pushim.”

Zjarret ndërkohë vazhdojnë në periferitë e Tiranës, në malin e Dajtit, pranë Teleferikut, Repartit të Gardës, Antenave etj dhe ku vazhdohet të punohet për t’i izoluar. 
Sigal