VIDEO/ Sekuestrohen në Tiranë 4 mjete të blinduara me vlerë 1 milion euro

444
Policia e Tiranës vijon operacionin “Vjeshtë 2017”. Gjatë ditës të sotme në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 4 automjete të blinduara me një vlerë rreth 1 milion euro të cilat dyshohet se janë të trafikuara.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në kudër të planit të masave “Vjeshtë 2017”, sekuestroi 4 mjete të blinduara:
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Benz Mercedes”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Audi”, ngjyrë e zezë.
– Automjet tip “Mercedes Benz”, ngjyrë e zezë.
Automjetet e sekuestruara sipas vlerës së tregut kapin shumën rreth 1 milon euro.
Këto automjete dyshohet të jenë të trafikuara.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë për veprën penale “Trafikim i mjeteve motorrike” dhe “Pastrim produktesh të veprës penale”.
Sigal