VIDEO/ Panik në Qafën e Llogarasë, bllokohen pushuesit në rrugë

513
Një automjet është përfshirë nga flakët sot në qafën e Llogarasë duke shkaktuar panik e kaos tek pushuesit e shumtë që janë nisur drejt Jugut të vendit për të kaluar pushimet.

Sipas informacioneve të para dyshohet për një defekt në automjet. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën, ndërsa një zjarrfikëse po shkon drejt vendit për të shuar zjarrin.

Ngjarja ka sjellë bllokimin e qarkullimit. Deri në largimin e mjetit, makinat e tjera kanë ndaluar për të mos rrezikuar.
Sigal