VIDEO/ Pamjet e fundit nga zjarret në Shkodër, ja me se po përballen zjarrfikësit

49
Për më shumë se 5 ditë trupat e zjarrëfikësve dhe punonjës të Bashkisë Shkodër për Mbrojtjen e Pyjeve janë angazhuar pa ndërprerje në një përballje të lodhshme për mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe pasojat e tij. Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, ka ka ndjekur nga afër situatën edhe mbrëmjen e djeshme.

Edhe mbrëmë, pasi janë lajmëruar, në orën 10-të të darkës, zjarrëfikset kanë punuar deri në orën 7-të të mëngjesit për shuarjen e zjarrit në fshatrat Malihebe dhe Bërdicë të Madhe.

Pas orës tre të mëngjesit u punua për shuarjen e zjarrit në zonat në afërsi të shtëpive, ku përveç banesave të shpëtuara gjatë orëve të para, u shpëtuan nga zjarri edhe 15 shtëpi të tjera.

Të gjitha trupat e zjarrëfikësve kanë punuar për rreth 9 orë pa ndërprerje, me përkushtueshmëri, guxim dhe profesionalizëm.