VIDEO-FOTO/ Kapen 10.3 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga

104

Dy shqiptarë janë prangosur gjatë ditës së djeshme në Greqi, pasi i janë gjetur sasi të konsiderueshme heroine.

Një shqiptar 30 vjeç është ndaluar në Larisa, pasi në makinën e tij është gjetur heroinë.

Gjatë kontrollit policor, brenda makinës në vende të krijuara enkas në airbagun e pasagjerit, janë gjetur dhe sekuestruar 12 pako, që në total kishin 6 kg 218 gram heroinë, 201 gram kokainë dhe sasi të vogël marijuane.

Gjithashtu shqiptarit i janë sekuestruar edhe 2 pistoleta 9 mm, 5 fishekë dhe 1800 euro dhe 2 celulare. Shqiptari rezulton me precedente penale

Po ashtu në një tjetër operacion është vënë në pranga një tjetër shqiptar, 21 vjeç.

Gjatë një kontrolli në anijen e linjës Pire-Rodho, me ndihëm e qenit nuhatës ‘Swartz’, janë gjetur dhe sekuestruar ne bagazhet e tij, 8 pako që në total shkonin 4 kg 170 gram heroinë.