VIDEO/ Dy shqiptare, njera 71 dhe tjetra 21 vjeçe, arrestohen për drogë dhe armë

105
Karabinierët në Santeramo in Colle, Itali, kanë arrestuar dy gra shqiptare, 71 dhe 21 vjeçe për drogë dhe armë. Policia, pasi ka mësyrë në shtëpinë e tyre, ka zbuluar në dhomën e gjumit, 8 paketa me celofan që përmbanin 4.350 kilogram heroinë dhe në një ndarje në sallon, 500 gr kokainë, një pushkë me ajër të kompresuar dhe një automatik që rezultoi i vjedhur në shkurt në Lecce. Po ashtu në kuzhinë gjeti 8 gr marihuanë dhe letër ngjitëse që nevojitej për të paketuar drogën.
Pushka rezultoi e vjedhur në 1994 në provincën e Bergamo-s. Të dyja gratë janë arrestuar dhe dërguar në burg për posedim substancash të ndaluara dhe armësh.