VIDEO/ Dalin pamjet e arratisjes së 29 vjeçarit nga Gjykata në Vlorë

941
Sigal

Ne pamjet e mëposhtme duket momenti kur Mikel Kasa 29 vjeç u arratis sot nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.

Siç shihet nga këto pamje nga kamerat e sigurisë së Gjykatës ka qenë ora 10:22 kur i dënuari me 3.4 vite burg doli nga dera e Gjykatës duke vrapuar.

Në pamje duket gjithashtu se Mikel Kasën e ndjekin disa persona të tjerë.  Ndërsa duket edhe një efektiv policie.

Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësore, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite.