Vetëvrasja e efektivit në Berat, dyshohet për borxhet

474
Hetimet e policisë hedhin dritë mbi shkaqet që çuan policin e patrullës së Beratit drejt vetëflijimit. 41-vjeçari Ilir Nano bashkëjetonte me një grua pas divorcit dhe kishte probleme financiare. Ilir Nano, efektivi i Patrullës së Përgjithshme në Policinë e Beratit që i dha fund jetës dy ditë më parë me armën e shërbimit, ishte baba i dy fëmijëve. 
Jetonte në Berat, në një shtëpi me qira, ndërsa mësohet se ishte ndarë me bashkëshorten. Djali dhe vajza qëndronin me nënën e tyre në Poliçan, vend nga i cili ishte me origjinë edhe Iliri, ndërsa prej shumë kohësh kishte vendosur të qëndronte dhe të banonte në qytetin e Beratit. Policia dhe Prokuroria e Beratit, që prej mbrëmjes së të enjtes kur mësuan aktin e rëndë, janë marrë me dokumentimin e një sërë dëshmish të personave që kanë patur njohje dhe lidhje shoqërore me viktimën. Ndërsa konkluzioni paraprak i dhënë ditën e djeshme nga Policia e Beratit lidhet me gjendjen e rënduar depresive të efektivit.
Sigal