Vendimi/ Të arrestuarit për terrorizëm, asnjë komunikim me botën

413
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot para mediave për të informuar për vendimet e marra në mbledhjen e qeverisë. Një prej këtyre vendimeve kishte të bënte me personat e arrestuar për terrorizëm.

Rama tha se nga momenti i arrestimit dhe gjatë gjithë kohës së vuajtjes së dënimit ata nuk do të kenë asnjë komunikim me botën jashtë dhe çdo lloj takimi do jetë i mbikëqyrur rreptësisht.

“Kemi vendosur të marrim një veprim ligjor për personat e përfshirë në organizata terroriste që do t’i nënshtrohen një vëzhgimi të rreptë monitorimi duke iu ndërprerë çdo lloj komunikimi me botën e jashtme gjatë kohës dhe paraburgimit dhe më pas. Këta lloj përfaqësuesish të botës së krimit do të kenë kontakte shumë të kufizuara me qeniet e tjera njerëzore dhe shumë rreptësisht të monitoruara për gjithë kohën e vuajtjes së dënimit”, deklaroi kryeministri.