Vdes punëtori shqiptar në Itali, plagoset rëndë vëllai

618
Një shqiptar është aksidentuar për vdekje dhe vëllai i tij ka mbetur i plagosur rëndë gjatë punës që po kryenin ditën e sotme në Itali, në rrugë.
Dy punëtorët e rrugës kanë qenë duke krasitur pemët kur platforma në të cilën ndodheshin është rrëzuar.
Si pasojë njëri nga humbur jetën dhe tjetri është dërguar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Reaglie” në Torino ku sipas informacioneve dy shqiptarët po krasisnin pemët të punësuar nga një kompani private.
Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarëve.
Sigal