Vdes në llixhat e Elbasanit kosovarja, burri pëson gjendje shoku

451
Sigal

I hidhur ka rezultuar fati i një qytetareje nga Kosova, e cila ka ndërruar jetë në llixhat e Elbasanit. Mësohet se e moshuara është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj, i cili ka pësuar gjendje shoku pas skenës së rëndë.

Pasi kishte bërë një shëtitje jashtë, burri ishte rikthyer në hotel, ndërsa pasi gruaja e tij nuk i përgjigjej u detyrua që të shkelmonte derën. Raporton se çifti i të moshuarve nga Kosova kishin ardhur para disa ditësh për kurim 10 ditor në Banjat Termale të Llixhave të Treganit në Elbasan. Deri më tani nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar vdekjen e 65-vjeçares.

Pas ngjarjes, shtetasi kosovar u dërgua me urgjencë në Qendrën Spitalore Tiranë, ndërsa trupi i të ndjerës në Morgun e Qendrës Spitalore Elbasan. Ndërkaq kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave te vdekjes se kosovares se moshuar