“O Zot më merr”, 75 vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt

306
Sigal

Një 75 vjeçar nga qyteti i Përmetit është hedhur nga kati i katërt i apartamenti ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani.”

Sipas dëshmitarëve okularë, 75 vjeçari Xhelil Muco para se të kryente aktin, ka vendosur një jastëk tek parmaku i dritares, ka  thirrur “O Zot më  merr” dhe menjëherë është hedhur.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe autoambulanca e cila e ka transportuar në gjende të rëndë të moshuarin. Pak minuta më pas, Muco ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë në kokë.