“Tronditet” qyteti i Laçit që në mëngjes, shpërthim tritoli pranë një lokali

491
Sigal

Qyteti i Laçit është tronditur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim tritoli.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr.4 pranë një lokali. Nga shpërthimi i tritolit nuk raportohet për të lënduar.

Ende nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me pronarin e lokalit ku ndodhi shpërthimi apo shkaqet.

Policia bën me dije se ka vetëm dëme materiale.