Tritol në Gjirokastër, hidhet në erë banesa e muratorit, nuk ka të lënduar

113

Banesa e një muratori është shpërthyer me lëndë eksplozive mbrëmjen e sotme.

Shtëpia, e cila është në pronësi të Fadil Tolës, është hedhur në erë nga një sasi lënde eksplozive.

Gjithçka ka ndodhur në Gjirokastër në fshatin Shtëpëz. Mësohet se nga ngjarja në fjalë ka pasur vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Ndërkohë që ende nuk dihen pistat paraprake, apo të dyshuarit për ngjarjen.