E rëndë në Itali/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh, katër të vdekur

491
Sigal

Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe tre janë plagosur rëndë pas dy shpërthimeve të njëpasnjëshmë në një fabrikë fishekzjarrësh në Mesina, Itali. Ndërkohë një tjetër person rezulton i zhdukur.

Sipas mediave italiane shpërthimi ka ndodhur mesditën e së mërkurës rreth orës 17:00 dhe një nga viktimat është bashkëshortja e pronarit të fabrikës 71 vjeçe. Ndërsa mes të plagosurve është dhe djali i pronarit 37 vjeç në gjendje të rëndë. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrëfikëse dhe policia.

Në momentin e shpërthimeve brenda në fabrikë ndodheshin disa punëtorë që po punonin me saldatriçe dhe sipas burimeve të para kanë qenë shkëndijat e tyre që kanë shkaktuar shpërthimin.