Tri vjedhje në 15 minuta, hajdutët marrin edhe kamerat e sigurisë

423
Sigal

Një banesë dykatëshe, një supermarket dhe një dyqan të nënprodukteve të qumështit, është grabitur në harkun e 15 minutave në Tepelenë.

Nuk dihet asgjë rreth identitetit të grabitësve apo numri i tyre.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se janë disa të shoqëruar në polici të cilët kanë pasur precedent të mëparshëm penal

Sipas burimeve, hajdutët që vodhën mbrëmë supermarketin kanë marrë me vete edhe kamerat e sigurisë.