Tregtari shqiptar i kokainës i arratiset policisë me biçikletë

408
Sigal

Ndërsa patrulla e policisë po vëzhgonte zonën e Gardens Saliceta San Giuliano, dje pasdite rreth orës 17:00, vunë re një burrë me biçikletë, që krejt pa pritur përshpejtoi udhëtimin për të shkuar larg sa më shumë që të jetë e mundur.

Policia vendosi ta ndiqte për ta identifikuar, duke zbuluar se ai ishte një 37 vjeçar shqiptar, me qëndrim të parregullt në territorin italian.

Agjentët gjithashtu vunë re se çiklisti kishte tre telefona celularë. Duke parë nervozizmin e tij, policia ushtroi kontrolle të mëtejshme, duke gjetur dy doza kokainë në timon. Disa gramë drogë, ndoshta po i dërgoheshin një klienti.

Forcat e rendit më pas zhvilluan kontrolle në banesën e tij ku ishte 37 vjeçarit, jo shumë larg vendit ku u kap, duke zbuluar sasi të tjera droge.

Aty u gjetën edhe 7 gram kokainë e pastër dhe një peshore e saktë, ndërsa në tavan u gjet një sasi tjetër droge e pa përpunuar me një peshë prej 67 gram.

Shqiptari u dërgua në paraburgim jo vetëm për drogën por edhe për qëndrim të paligjshëm në vend.