Tre gangove që tmerruan Lezhën u zbulohen mbi 300 plumba dhe një histori e vjetër krimi

121
Tre gangot që tmerruan Lezhën mesditën e djeshme, Markelian Pepa, 21 vjeç nga Repsi dhe dy adoleshentët, E. M., 15 vjeç dhe P. D., 15 vjeç nga Lezha, kanë shtën 35 plumba në ajër me pushkën që hodhën në ferra. Por, ata kishin pasur 332 fishekë të tjerë dhe 8 granata për “betejat” e ardhshme.
Për më tepër, duket se tre të rinjtë po kërkonin të bënin karrierë në një fushë të rrezikshme, atë të krimit, pasi gjurmët e tyre janë gjetur edhe në një ngjarje të datës 19.12.2017 në lagjen Beslidhja të Lezhës, ku rreth orës 19.00 kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së Xh.M.