Lushnje, 39-vjeçari kapet me armë zjarri pa leje

740
Sigal

Një 39-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje është arrestuar në Lushnje.

Xheni Xhumari u kap lagjen “Karbunarë e Madhe” gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia.

“Në mjetin e tij tip Benz, brenda çantës së dorës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë pa leje, 1 krëhër, 14 fishekë pistolete dhe 4 fishekë arme gjahu,”-raporton policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga Nenet 278/a dhe 280 të Kodit Penal.