Tmerr në Sarandë, dhëndri vret vjehrrin dhe plagos vjehrrën për konfliktin e pronës

404
Sigal

 Megjithëse dje, Burgaj ka bërë një deklaratë për t’i mbushur mendjen njerëzve se gjendja është nën kontrollin e bluve, përsëri duket qartë se, policia është inekzistente, në ruajtjen e rendit. Të jetosh në Shqipëri, në këto ditë të korrikut, duket se është diçka e frikshme. Sidomos për gratë, fëmijët dhe pleqtë, por në fakt e gjithë shoqëria është e rrezikuar. Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur dje opinionin publik, të Sarandës, sepse është rikthyer krimi brenda familjes. Por këtë radhë, dhëndri ka vrarë vjehrrin dhe ka plagosur rëndë vjehrrën. Një 91-vjeçar është vrarë me mjete të forta nga dhëndri i tij në Sarandë, në një tjetër ngjarje të rëndë që ka për motiv pronat, ndërkohë që bashkëshortja e të moshuarit ka mbetur e plagosur. Ngjarja u shënua në fshatin Karahaxh të Sarandës, në banesën e 91-vjeçarit Jani Koka, ku ka nisur një debat për një sipërfaqe toke bujqësore mes këtij të fundit dhe vajzës e dhëndrit. Debati ka degjeneruar në sharje e fyerje, derisa në gjaknxehtësi e sipër dhëndri Kristo Gjino 62-vjeç ka qëlluar vjehrrin e tij me një levë, duke i shkaktuar plagë të rënda. E plagosur ka mbetur edhe vjehrra e Gjinos Lefteri Koka, 83-vjeçe, pasi është goditur nga ky i fundit, ndërsa është përpjekur që të ndalojë përleshjen. Sipas policisë 91-vjeçari ka ndërruar jetë pak minuta më vonë në spitalin e Sarandës, si pasojë e plagëve të marra në kokë, ndërsa konfirmohet se, bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka vënë në pranga autorin e ngjarjes Kristo Gjinon. Mësohet se, sherret mes palëve vijonin prej vitesh për sipërfaqen e tokës bujqësore.