Tiranë, protesta përpara ambienteve të Komisariatit Nr. 1

423
Prej disa orësh dhjetëra protestues vijojnë të qëndrojnë përpara ambienteve të Komisariatit Numëri 1 në kryeqytet, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar. Deri në orët e mbrëmjes bëhet e ditur se janë të paktën 15 persona të shoqëruar, pjesa më e madhe e tyre të ndaluar përpara ambienteve të Komisariatit, gjatë përplasjeve me policinë në tentativën për të bllokuar rrugën. Gjatë ditës ka pasur disa raste kur persona të tjerë kanë tentuar të bëhen pjesë e protestës, përfshi këtu dhe disa ish të përndjekur, por që janë larguar nga protestuesit, duke mos pranuar që protesta e tyre të marrë ngjyra politike.
Sigal