I dënuar nga drejtësia greke, arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Kakavijë

90
Sigal

Një shqiptar i shpallur në kërkim është kapur në pikën kufitarë të Kakavijës mbrëmjen djeshme (09.01.2023) nga policia greke.

Sipas mediave shqiptari u pikas nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës.

Sakaq, bëhet me dije se ky shtetas rezulton i dënuar nga gjykata e Selanikut me 4 vite e 10 muaj burg dhe 5000 euro gjobë për trafikim të lëndëve narkotike.