Tiranë: Protest para Ministrisë së Brendshme për largimin e bunkerit që po ndërtohet

459
Disa qindra qytetarë, kryesisht ish-të përndjekur politikë dhe mbështetës të opozitës kanë zhvilluar një protestë para Ministrisë së Brendshme në Tiranë me qëllim largimin e bunkerit që po ndërtohet atje. Nën thirrjet Poshtë Komunizmi dhe Liri Demokraci, protestuesit të mbështetur edhe nga deputetët demokratë mes të cilëve edhe kreu i Grupit Parlamentar Edi Paloka dhe Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani, kërkuan largimin e Qeverisë Rama. Sipas protestuesve, qeveria duhet të largohet pasi ka kthyer simbolet e komunizmit. Protesta është thirrur nga një grup ish të përndjekurish politikë, ndërsa disa dhjetra punonjës të policisë janë angazhuar për mbrojtjen e bunkerit. Kjo është protesta e dytë që po zhvillohet kundër ndërtimit të bunkerit në sheshin mes Ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës.

Protesta është shoqëruar me tensione të herëpashershme mes protestuesve dhe policisë. Ish të përndjekurit janë shprehur se do të shkulin me cdo kush bunkerin, madje edhe duke carë rrethimin e policisë. Ndërkohë kjo e fundit e ka cilësuar protestën të paligjshme, pasi organizatorët sipas saj nuk kanë kërkuar leje. Por ky pretendim i forcave të rendit mohohet nga ish-të përndjekurit që pretendojnë se kanë marrë leje.
Sigal