Tiranë, arrestohen dy shoferë, u shisnin ujë nga tubacioni i ujësjellësit, qytetarëve

413
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona, shoferë të dy autoboteve të cilët tregtonin ujin që e vidhnin nga tubacioni i ujësjellësit. Lajmin e bën të ditur, UKT, e cila njofton se janë sekuestruar dhe dy autobotet.

Këto autobote e vidhnin ujin nga tubacioni kryesor i ujësjellësit dhe e tregtonin për qëllime përfitimi. Përveç kësaj, ky ujë që u shitej në mënyrë abuzive qytetarëve, nuk përmbushte as standardet e sigurisë për shëndetin e tyre. Arrestimet u kryhen nga Forcat e Komisariatit nr. 4 dhe strukturat e UKT. 
Sigal