Arrestohet banda 21 persona, rrjeti gjigant i drogës Shqipëri-Itali

435
Policia italiane dhe ajo shqiptare kanë shkatërruar një grup të organizuar kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Itali. Sipas mediave të vendit fqinj 16 persona janë vënë në prangat e karabinierëve, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për pjesëtarët e tjerë të këtij rrjeti trafikantësh. 
“Hetimet kanë filluar në vitin 2010 nga Gjykata e Venenzias, e cila në përfundim të hetimeve ka lëshuar 21 urdhra arresti. Vendimi është ekzekutuar në të njëjtën kohë si në Shqipëri dhe Itali. Janë në vazhdim kontrolle në Itali dhe Shqipëri. Deri tani janë arrestuar 16 persona në flagrancë dhe janë shpallur në kërkim 5 të tjerë. Droga me origjinë të paditur, autovetura dhe kamione arrinte në vendin tonë ky grupi kishte aparaturat për përpunimin, dhe më pas futej në tregun italian. Organizata kishte krerët në Shqiperi. Një grup i ngarkuar për pritjen për shpërndarjen e ngarkesës në Itali, në Padova një strukturë kriminale bënte lidhjen me trafikantët. Struktura ishte ndërtuar në një formë të tillë që edhe nëse një degë e tyre kapej nga policia, struktura tjetër vijonte me trafikimin e drogës. Përdornin në distancë një kod alfanumerik, që këtu lindi edhe emri ENIGMA. Policia e Shtetit falenderon për bashkëpunimin e cmuar autoritetet italiane”, u shpreh në një konferencë për shtyp përfaqësuesi i Policisë së Shtetit, Artur Beu.
Ndërkohë përfaqësuesi i Guardia Di Finanzia, ishte në Tiranë për të falenderuar policinë shqiptare për bashkëpunimin. “Në këtë operacion policitë e dy vendeve kanë arritur të sekuestrojnë një sasi të pasurive të patundshme në të dy vendet dhe operacioni është në vazhdim. Përtej sekuestrimit apo rezultateve të operaciotni ajo që dëshiroj të thekoj është bashkëpunimi mes dy forcave të policive i cili është akoma në rritje e sipër. Falenderimet i shkojnë edhe Shërbimeve Anti-drogë në Itali”, tha majori italian Antonello Lacca.
Perfaqesuesi i Drejtorise Qendrore te Shërbimit Antidrogë në Romë, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në konferencën e përbashkët me autoritetet shqiptare në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, përshëndeti operacionin dhe bashkëpunimin e dy vendeve. “Operacioni Enigma ka një rëndësi të madhe sepse vë në dukje raportet e bashkëpunimit gjithnjë e në rritje mes dy vendeve fqinje”, – tha Diego Morelli.
Operacioni i koduar “Enigma” ka përfunduar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure dhe është kryer në disa rajone të Italisë. Janë konfiskuar asete me vlerë 10 milionë Euro, rreth 1000 kg drogë dhe dy rafineri në provincën e Verona dhe Trento. Sipas mediave italiane, kërkimet, janë gjithashtu duke u zhvilluar edhe në Shqipëri në bashkëpunim me policinë shqiptare. 
Organizata e trafikut të drogës kishte një strukturë si grupet terroriste me një rrjet kompleks për komunikimin e brendshëm. Hetimi ka zbuluar se trafikantët përdornin një makinë elektromekanike për të deshifruar mesazhet e dizajnuara për një organizatë kriminale aktive të dedikuar për trafikimin e drogës midis Shqipërisë dhe Italisë.
Sipas mediave italiane kodet e përgjimeve të policisë ndryshonin çdo javë, por emri i dhënë operacionit, “Enigma”, u bë nga makina e famshme e deshifrimit të të mesazheve që përdorte grupi kriminal si nazistët në Luftën e Dytë Botërore.
Sigal