Tiranë, arrestohen 4 persona për trafikim të personave të rritur, 2 në kërkim

496
Policia e Tiranës ka goditur një grup të trafikimit të personave të rritur duke vënë në pranga 4 vetë, ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët kanë trafikuar dhe më pas kanë shfrytëzuar si prostitutë një të re. Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tiranë, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi me sukses operacionin e koduar “DIVA”.
Dje në kuadër të këtij operacioni është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e këtij grupi. Në pranga kanë përfunduar:

o Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçë, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.
o Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
o Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë
o Endri Rustemi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit:
F., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, B.D., 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e këtyre 6 shtetasve, ndërkohë që vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të jashtëligjshëm.
Nga hetimi i kësaj çështje është dokumentuar se në datë 23.05.2015 duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës, shtetases me iniciale A.F., shtetasi Rrahman Sufa në bashkëpunim me shtetasit Anduel Kodra, Endri Rustem, B.D, Amaris Kodra dhe E.F e kanë trafikuar shtetasen A.F në Greqi, ne ishullin Kos, ku është shfrytëzuar për arsye prostitucioni në Clubet e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015.
Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 aparate celular, një automjet “Mercedes Benx”, si dhe disa pasaporta dhe dokumente të cilat gjetën në automjetin e shtetasit Endri Rustem.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Për Krimet e Rënda për hetime të mëtejshme.
Sigal