Koncesionari i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (TIA) ka përcjellë një reagim në lidhje me grabitjen e ndodhur një ditë më parë. “Nuk kemi koment për ngjarjen. Çmojmë mirëkuptimin mediatik dhe publik për këtë qëndrim. Vlerësojmë maksimalisht rëndësinë e ngjarjes. Respektojmë hetimet rreth kësaj ngjarje”, thuhet në reagim. Lidhur me këtë rast, autorët janë ende të lirë, ndërsa grabitja ndodhi një ditë pas shtimit të masave të sigurisë në aeroport.