I vdes fëmija i parë gjatë lindjes, babai i viktimës akuzon mjekët

494
Teksa gjyqi ndaj mjekut gjinekolog Petrit Rexhepi dhe reanimatores Elona Burba ka përfunduar dhe është në pritje të konkluzioneve përfundimtare nga prokurori, babai i së ndierës Doriana Haka, që humbi jetën nëntorin e viti 2014, dy javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, ka deklaruar se është pikërisht neglizhenca e dy të pandehurve që fëmija e tij humbi jetën. Ai u shpreh se dyshimet e tij që në fillim për mjekim të pakujdesshëm gjatë dhe pas operacionit të lindjes kanë shkaktuar vdekjen e së bijës.
“Unë kam shpresë tek drejtësia, sepse të mos kisha e kisha bërë atë veprim vetë. Të më ikë fëmija në 25 vjeç… Ajo ishte sportiste, siç kanë deklaruar dhe vetë mjekët, jo e sëmurë. 10 minuta po të ishte futur më parë në operacion do kishte shpëtuar”, tregon Haka. Në seancën e radhës pritet që prokuroria të paraqesë konkluzionet për dy mjekët dhe masat e dënimit të tyre.
Sigal