Sigal

Një aksident ka ndodhur në Tepelenë ku një shofer është plagosur rëndë dhe është transportuar për në spitalin Rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

Shoferi ka qenë me makinë me tonazh të rëndë të ngarkuar me gurë, i është hapur spondi i makinës dhe e ka zënë.

Bëhet e ditur se shoferi është nga fshati Dukaj i Tepelenës dhe ndodhet në reanimacion në Gjirokastër.

Mësohet se ka dhe të plagosur.