Tentoi të rrëmbejë 3 persona në Vlorë, gjykata jep masën e sigurisë

469
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë mëngjesin e ditës së sotme masën e sigurisë për shtetasin kosovar Dijar Xhema, i cili 3 ditë më parë tentoi të rrëmbente në qytetin e Vlorës 3 persona. Për 29-vjeçarin nga Kosova është dhënë masa shtrim i detyrueshëm në spital. Sipas policisë, ky shtetas ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij “Audi” me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh. Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”.
Sigal