Tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje, në pranga 22-vjeçari në Fier

33
Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se është arrestuar shtetasi Anxhelino Çervanaku, i cili dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin B. M. Ngjarja ka ndodhur më 02.07.2014, në fshatin Frakull e Madhe, pas një grindjeje për motive të dobëta.