Tentativë për vrasje dhe grabitje në Kuçovë, një histori si në filma

497
Sigal

Katër persona janë arrestuar nga policia e Kuçovës, pasi janë përfshirë në debat për një konflikt të hershëm. Bëhet fjalë për një histori, si në filma ku një person ka tentuar të vrasë një tjetër, pasi ky i fundit në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë rrëmbyer një 18 vjeçar.

Të arrestuarit

•F.B, 25 vjeç, banues në lagjen ”11 Janari”, Kuçovë.

•E.K, 29 vjeç,

•A.K, 17 vjeç

•Sh.P, 16 vjeç, të tre banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Historia

“Arrestimi i tyre u bë pasi, pas një konflikti të hershëm për motive të dobëta, shtetasi F.B ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasin E.K, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, pasi ky i fundit në bashkëpunim me shtetasit A.K dhe Sh.P, dyshohet se para një muaji i kanë hequr lirinë shtetasit R.B, 18 vjeç ( i afërm i shtetasit F.B)”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, shtetasi F.B për veprën penale, “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, ”Moskallzim i krimit”, parashikuar nga neni 76, 22, 300 të Kodit Penal. Shtetasit E.K, A.K dhe Sh.P, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Heqje e paligjëshme e lirisë, kryer në bashkëpunim”.