Të shtëna me armë në Mat, plagosen dy punonjësit e bashkisë

420
Sigal

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në fshatin Shëlli të Matit.

Dyshohet se nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur të plagosur dy punonjës të bashkisë së Matit të cilët kishin shkuar për të hapur një rrugë.

Dy punonjësit e bashkisë së Matit janë qëlluar nga një person, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Forca policie kane nisur hetimet.