Supermashtruesja e Elbasanit nuk paraqitet në gjykatë për “Shën Valentin”. Si u justifikua

652
Në ditën e “Shën Valentinit”, shtetasja Klodiana Kuqi duhet të paraqitej para togave të zeza, por nuk kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi ajo dha pretekstin se ishte në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të gripit.
Kështu deklaruan burime zyrtare nga Gjykata e Elbasanit për rastin e një supermashtrueseje të dërguar për gjykim.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore të Seksionit për hetimin e korrupsionit në DPV Elbasan, ka përfunduar hetimet paraprake të procedimit penal nr.556 të vitit 2017, regjistruar më datë 30.03.2017 (të bashkuar me 6 procedime penale të tjera) në ngarkim të shtetasve: Klodiana Kuqi hetuar me masë sigurimi “arrest në burg”; Beqir Gjura hetuar me masë sigurimi “Detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore”; dhe Matilda Kala hetuar në gjendje të lirë.
Përfundimisht ndaj të pandehurës Klodiana Kuqi, organi i akuzës ka ngritur akuzat e “Mashtrimit” sipas nenit 143/2 në dëm të disa personave, gjithsej 11 shtetas me statusin e viktimës dhe akuzën e nenit 245/1/2 (tre herë) të Kodit Penal pasi: “Për veprimet e saj të kundraligjshme të kryera me dashje në Elbasan në periudhën shtator 2016 dhe mars 2017 duke i kërkuar 3000 euro, por në fakt i ka marrë drejtpërdrejtë shtetasit Klodian Dedja, një përfitim të parregullt vetëm prej 1000 euro, duke i premtuar dhe siguruar atij se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të caktuar në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit”.
Shtetasi Klodian Dedja kërkonte punë si infermiere për bashkëshorten e tij Ejona Dedja, dhe për këtë qëllim është dhënë shuma në fjalë me premtimin dhe sigurimin e bindjes nga Klodiana Kuqi se, ajo njihte persona me influence në Universitetin e Elbasanit dhe në Qendrën Spitalore të këtij qyteti.
Duke përdorur gënjeshtrën, por edhe shpërdorimin e besimit që Klodian Dedja kishte si fqinj në të njëjtin pallat me të pandehurën, kjo e fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëmndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar nga neni 245/1paragrafi i 2-të i K.Penal.
Me veprimet e saj të kundraligjshme të kryera me dashje në Elbasan në periudhën prill- maj- shtator viti 2016 duke i kërkuar dhe marrë drejtpërdrejtë shtetases Matilda Kala, një përfitim të parregullt shumën prej 300.000 lekësh (tre qind mijë) duke i premtuar dhe siguruar asaj se do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të caktuar të Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Për dy rastet e tjera me të pandehurit, sipas nenit 245/1/1 i Kodit Penal, organi i akuzës ka bërë marrëveshje fajësie dhe kjo marrëveshje është miratuar edhe nga gjykata, vendime tashmë të formës së prerë.
Supermashtruesja pretendonte se kishte njohje me Sekretarin Plarent Ndreca, për ta rikthyer atë në punë meqënëse sipas Matilda Kalës ishte hequr pa të drejtë në muajin tetor 2015 nga pozicioni i Drejtoreshës në shkollën 9-vjeçare “Jeronin De Rada” në Elbasan.
Duke përdorur gënjeshtrën por edhe shpërdorimin e besimit që Matilda Kala kishte krijuar nga “Facebooku” dhe “Instagrami” i Klodiana Kuqit apo nga takimet e përbashkëta për fushatën zgjedhore të vitit 2015, kjo e fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2-të i K.Penal.
Me veprimet e saj të kundraligjshme të kryera me dashje në Elbasan në periudhën nëntor-dhjetor 2016 duke i kërkuar 3000 euro, por i kishte marrë drejtpërdrejtë shtetases Liljana Xhafa Beqiraj, një përfitim të parregullt vetëm prej 2000 euro, duke i premtuar dhe siguruar asaj e do të ushtronte ndikim të paligjshëm tek funksionarë të caktuar të DRA Elasan, për ta punësuar atë si mësuese në shkollën 9-vjeçare, afër gjimnazit “Mahir Domi”, sepse do të lirohej një vend ku një mësuese do dilte nëpension.
Shtetasja Liljana Xhafa Beqiraj kërkonte punë si mësuese për vete dhe për këtë qëllim është dhënë shuma në fjalë me premtimin dhe sigurimin e bindjes nga Klodiana Kuqi, si vajza edhe e koleges së saj Violeta Kuqi, se ajo njihte funksionarë në Drejtorinë Rajonale Arsimore Elbasan sepse kishte njerëzit dhe miqtë e vet që mund ta ndihmonin. Duke përdorur gënjeshtrë,n por edhe shpërdorimin e besimit që Liljana Xhafa Beqiraj kishte si e njohur dhe vajza e koleges Violeta Kuqi, në lidhje me të pandehurën Klodiana Kuqi, kjo e fundit ka konsumuar elementët e veprës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 2-të i K.Penal.
Sigal