Strehohen 15 familjet në Lezhë, u evakuuan nga pallati që rrezikonte të shembej

62
Bashkia e Lezhës i ka strehuar 15 familjet që banonin në pallatin që prej vitesh ishte shpallur i pabanueshëm duke rrezikuar shembjen. Familjet përkohësiht janë akomoduar në një tjetër godinë, ndërkohë që pallati vjetër do shembet nga bashkia, për të bërë një tjetër ndërtesë banimi për të pastrehët.
Lezhë-Merr fund frika e banorëve që jetonin në pallatin numër 16 në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës, i cilësuar i pabanueshem që prej vitit 2008. Bashkia e Lezhës u ka mundësuar strehimin në një tjeter godine 15 familjëve që jetonin në pallatin qe rrezikonte shembjen.
Duhej të ishte ndërhyre 8 vite më parë, por Drejtori e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Jak Pjetri thotë se fatmirësisht u shmang një tragjedi e mundëshme.
Pallati në fjalë pritet të shembet nga Bashkia e Lezhës për të ndërtuar një tjetër godinë për familjet e pastreha.