Shtyhet seanca për “bandën e Lazaratit”, oficerët e RENEA-s nuk paraqiten për të dëshmuar

457
Është shtyrë sërish seanca për “bandën e Lazaratit” te Gjykata e Krimeve të Rënda. Në seancë e sotme do të dëshmonin 7 efektivë të RENEA-s, por ata nuk u paraqitën.

Mësohet se 4 oficerë janë ende në detyrë, dhe sipas RENEA-s, ata janë të angazhuar në operacione të ndryshme në vend.

Këtë RENEA e sqaron përmes një letre drejtuar trupit gjykues për mungesën e efektivëve në seancë. Sakaq, edhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako i ka dërguar një letër Gjykatës së Krimeve të Rënda, përmes së cilës i kërkon që gjatë procesit të ruhet sekreti i klasifikuar policor.
Sigal