Shqiptari u gjet i vrarë pas bisedave me një femër në internet, policia greke identifikon pas 6 vitesh vrasësit

565
Policia greke ka zbardhur vrasjen e një shqiptari, ngjarje e ndodhur 6 vite më parë në Athinë. Krimi ndodhi në datën 21 shtator 2012 në kryeqytetin helen.
Shqiptari, 29 vjec u gjet i vrarë në makinën e tij në orët e para te mëngjesit të 21 shtatorit 2012 në lagjen “Peristeri”. Nga hetimet e atëhershme u zbulua se ai ishte qëlluar nga një motor ku udhëtonin dy persona, e pikërisht nga pasagjeri. Policia greke ka identifikuar sot autoret e vrasjes.
Mësohet se bëhet fjalë për një shqiptar, 38 vjeç, aktualisht i burgosur dhe i dënuar me pare për vrasje, dy tentativa vrasjesh, pjesëmarrje në organizate kriminale, zhvatje, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje dhe një i paidentifikuar drejtues i motorit. Bashkëpunëtore është dhe një 28-vjecare greke. Nga hetimet rezulton se viktima kishte ardhur ne Greqi për të takuar një femër që e kishte njohur ne internet. Profilin dhe bisedat në internet i bënte 38-vjeçari duke u hequr si femër, ndërsa ne telefon dhe me mesazhe me viktimën fliste 28-vjeçarja nen urdhrat e autorit të dyshuar.
Sigal