Shkodër, mbytet në ujrat e Bunës një peshkatar

142
Një peshkatar ka gjetur vdekjen pasi është mbytur në Lumin Buna. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme tek “Ura e vjetër e Bunës”.
Viktima është një banor nga Shkodra, rreth 65 vjeç, ndërsa ende nuk është mësuar identiteti i tij. Mësohet se personi, i cili humbi jetën ka qenë duke nxjerrë grepat e peshkimit nga lumi, ndërsa është përfshirë nga rrjedha e Bunës.
Trupi i pajetë është nxjerrë nga lumi, ndërsa policia ka nisur hetimet.